PARTNERËT NDËRKOMBËTAR
Në rrugëtimin e TEYC2022 përveç partnerëve lokal e kombëtar, ka dhe një sërë partnerësh ndërkombëtarë që e kanë mbështetur aplikimin dhe janë bërë kështu pjesë integrale e tij. Gjatë këtij viti të titullit bashkëpunimi me këto partnerë do të forcohet përmes nismave të përbashkëta në kuadër të programacionit të TEYC2022. Partnerët tanë ndërkombëtar ndahen në disa kategori si më poshtë:
Organizata ndërkombëtare me seli në Tiranë
- Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) –organizatë ndërqeveritare rajonale themeluar nga 6 shtete e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnje Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, me seli në Tiranë.
- Fondi i Ballkanit Perëndimor (WBF) – organizatë rajonale në Ballkanin Perëndimor, themeluar nga Shqipëria, Bosnje Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, me seli në Tiranë.
Rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare Evropiane
- Pika e Kontaktit për Shqipërinë për programet Erasmus+Youth dhe European Solidarity Corps-Përtej Barrierave – organizatë kombëtare për të rinjtë, e cila si Pikë Kontakti e dy programeve evropiane mbështet organizatat, institucionet dhe individët me ngritje kapacitetesh për fondet europiane të këtyre programeve.
- South East European Youth Network – (SEEYN)- një rrjet i Ballkanit Perëndimor i përbërë nga 19 organizata rinore nga 12 shtete, me seli në Sarajevë, Bosnje Hercegovinë
- Centre for European Volunteering (CEV) – rrjet evropian prej 60 organizatash të fushës së vullnetarizmit nga 28 vende të ndryshme të Evropës.
- YEU – Youth for Exchange and Understanding – rrjet ndërkombëtar prej 36 organizatash nga 28 shtete, me seli në Bruksel, Belgjikë.
- TDM2000 International – rrjet ndërkombëtar i 30 organizatave që punojnë me të rinjtë në 23 shtete të ndryshme, me seli në Cagliary, Itali.
- Erasmus Mundus Association (EMA) – është organizatë ndërkombëtare e studentëve dhe alumni, të cilët kanë ndjekur një nga programet e arsimit të lartë përmes programit Erasmus+.