PARTNERËT NDËRKOMBËTAR

 

Në rrugëtimin e TEYC2022 përveç partnerëve lokal e kombëtar, ka dhe një sërë partnerësh ndërkombëtarë që e kanë mbështetur aplikimin dhe janë bërë kështu pjesë integrale e tij. Gjatë këtij viti të titullit bashkëpunimi me këto partnerë do të forcohet përmes nismave të përbashkëta në kuadër të programacionit të TEYC2022. Partnerët tanë ndërkombëtar ndahen në disa kategori si më poshtë:  

Organizata ndërkombëtare me seli në Tiranë 

  • Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) –organizatë ndërqeveritare rajonale themeluar nga 6 shtete e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnje Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, me seli në Tiranë.  
  • Fondi i Ballkanit Perëndimor (WBF) – organizatë rajonale në Ballkanin Perëndimor, themeluar nga Shqipëria, Bosnje Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, me seli në Tiranë.  

 Rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare Evropiane  

  • YEU – Youth for Exchange and Understandingrrjet ndërkombëtar prej 36 organizatash nga 28 shtete, me seli në Bruksel, Belgjikë. 
  • TDM2000 International – rrjet ndërkombëtar i 30 organizatave që punojnë me të rinjtë në 23 shtete të ndryshme, me seli në Cagliary, Itali.  
  • Erasmus Mundus Association (EMA) – është organizatë ndërkombëtare e studentëve dhe alumni, të cilët kanë ndjekur një nga programet e arsimit të lartë përmes programit Erasmus+.