Ekspozita Virtuale Fotografike

“Solidaritet ndër breza”

Edhe këtë vit festojmë 12 Gushtin, Ditën Ndërkombëtare të Rinisë e cila këtë vit shënohet nga Kombet e Bashkuara nën temën “Solidaritet midis brezave si çelësi i zhvillimit të qëndrueshëm”. 
Në kuadër të kësaj date, Tirana EYC 2022 – Kongresi Rinor Kombëtar, mes një seri aktivitetesh, organizon Ekspozitën e Fotove me titull “Solidaritet ndër breza.”
Kjo është një ekspozitë për cdo individ, kreativiteti i të cilit mund të inspirojë mijëra.
Si mund të bëheni pjesë?
Përmes objektivit të aparatit/telefonit, ndihu i/e lirë të dokumentosh se cfarë do të thotë për ty, të ndërtojmë së bashku një realitet, i cili i përshtatet të gjithë brezave, pa lënë asnjë pas.
Për të marrë pjesë, ju lutem na dërgoni fotografinë tuaj, më rezolucion të lartë, duke i bashkengjitur nje pershkrim te shkurter 2-3 fjali si dhe vendin ku eshte shkrepur foto juaj.
Te gjitha fotografite e derguara nga ju, do te ekspozohen virtualisht tek  “Salla Activate”, prane zyrave tona me dt 12 Gusht e gjithashtu do te dokumentohen në faqen zyrtare të Tirana EYC 2022, si edhe do të promovohet në kanalet tona te komunikimit.
Të gjithë të interesuarit luten të plotësojnë pyetesorin online që gjendet më poshtë.Afati i fundit i aplikimit është data 09/08/2022


    Emër Mbiemër



    Email



    Mosha

    Foto:

    Përshkrim i shkurtër i imazhit
    që na keni derguar (2-4 fjali)