Kjo politikë ju informon se si Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” dhe faqes zyrtare të programit mbledh dhe përdor të dhënat personale të individëve, vizitorëve, aktivistëve apo abonentëve të faqes; dhe se ky përpunimi i të cilave kryhet pas dhënies së pëlqimit nga subjekti i të dhënave personale dhe/ose në rastet e tjera të parashikuara nga ligji nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave
personale”, të ndryshuar. Kongresi Rinor Kombëtar disponon faqen  www.tiranaeyc2022.al nëpërmjet së cilës mbledh dhe transmeton informacione për individë, të rinj, donatorë, grupe të interesuara, vizitorët etj, lidhur me përmbushjen e funksioneve dhe përgjegjësive të ngarkuara nga punët e përditshme të realizuara nga stafi i Tirana EYC 2022 pranë Kongrit Rinor Kombëtar.

Gjithashtu, nëpërmjet kësaj faqe web, çdo individ mund të aksesojë informacionin/shërbimin në mënyrë të plotë, të saktë, në formën më të përshtatshme dhe brenda një kohe sa më të arsyeshme, duke siguruar në këtë mënyrë transparencë dhe gjithëpërfshirje.

Duke përdorur faqen tonë të internetit dhe/ose shërbimet tona, ju pranoni se e keni lexuar me kujdes këtë Politikë të Privatësisë dhe se pajtoheni pa rezerva me të. Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar rregullisht Politikën e Privatësisë siç e gjykojmë të arsyeshme. Një ndryshim i tillë do të komunikohet përmes faqes së internetit.

Objekti i Politikave të privatësisë
Ky dokument ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që janë marrë për të dhënat që deklarohen në faqen web, procese të cilat realizohen në përputhje të plotë me përcaktimet e kuadrit ligjor dhe rregullator për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë.

Përdorimi i të dhënave personale
Të dhënat personale mund të përdoren për të komunikuar me vizitorët apo çdo subjekt të interesuar, për qëllime komunikimi, marketingu ose statistikore duke siguruar se ato nuk përpunohen për të marrë informacion personal për një individ si dhe duke garantuar konfidencialitetin e informacionit të siguruar. Ne nuk dërgojmë asnjë të dhënë personale tek asnjë subjekt , përveç nëse jeni dakord me këtë. Ne mund të përpunojmë të dhënat tuaja personale për objektiva si më poshtë:

  • t’ju ofrojmë në mënyrë të personalizuar dhe efikase informacionin mbi produktet dhe shërbimet që ju kërkoni, qoftë nëpërmjet faqes së internetit, me email, me telefon ose nëpërmjet kanaleve të mediave sociale;
  • për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë, d.m.th. për të qenë në gjendje t’ju ofrojmë komunikimin dhe informacionin e nevojshëm, oferta promovuese dhe të tjera dhe çdo reklamë tjetër që ne ose partnerët tanë të zgjedhur mund të kemi në dispozicion. Ne do të kërkojmë lejen tuaj paraprake për këtë;
  • për të kryer analiza statistikore për të përmirësuar faqen tonë të internetit dhe/ose shërbime të reja.

Siguria
Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” siguron çdo përdorues që të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave të saj, i sigurohen me sistemin më të lartë të sigurisë dhe njëkohësisht është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi që lidhet me të dhënat eperdoruesve, sipas parashikimeve të  ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar  dhe çdo akti tjetër të miratuar nga Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Mbrojtja e të dhënave personale
Mbrojtja e të dhënave personale bazohet në:
a. përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme;
b. grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin në përputhje me këto qëllime;
c. mjaftueshmërinë e të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;
d. mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar
e. saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen, duke ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur. Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” merr përsipër të mbrojë dhe të moskeqpërdorë për asnjë rast këto të dhëna.

Pyetje/Ankesa/Informacion
Me anë të informacionit të mësipërm shpresojmë t’ju kemi informuar në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë, në funksion të përdorimit të faqes web të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” nga Kongresi Rinor Kombëtar. Për çdo kërkesë, informacion apo problematikë të mundshme në lidhje me faqen web: www.tiranaeyc2022.al lutemi të na kontaktoni në e-mail: info@krk-teyc2022.al