Bordi Honorifik
Bordi Honorifik është një strukturë këshillimore e cila luan një rol të rëndësishëm në promovimin dhe rritjen e vizibilitetit të titullit në komunitetin filantropik, atë të biznesit, të organizatave të shoqërisë civile, të delegacioneve dhe përfaqësive diplomatike të huaja në Shqipëri dhe institucioneve rajonale e ndërkombëtare.
Anëtarët e emëruar në mënyrë të pavarur të Bordit Honorifik mbështesin publikisht misionin e Tiranës si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022.
Ky bord përfshin një përfaqësi të përbërë nga një anëtar për secilin nga institucionet apo përfaqësitë e poshtë shënuara dhe kryesohet nga Kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Erion Veliaj.
Anëtarësia:
Bora Muzhaqi, Ministër Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Elva Margariti, Ministria e Kulturës
Evis Kushi, Ministria e Arsimit dhe Sportit
Delina Ibrahimi, Ministria e Financave
Luigi Soreca, Zyra e Delegacionit Evropian në Shqipëri
Vincenzo Del Monaco, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)
Fiona McCluney, Kombet e Bashkuara (UN)
Albert Hani, Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO)
Andi Kananaj, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)
Nikolin Jaka, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë
Irida Shani, Instituti për Media dhe Çështje Sociale