Bordi Këshillimor

Bordi Këshillimor është një prej organeve më të rëndësishme të strukturës së titullit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022. Ky bord synon të jetë i pranishëm në çdo hap gjatë këtij viti kaq të veçantë e të rëndësishëm për rininë shqiptare. 

Roli i tij këshillimor ka të bëjë me një përfaqësim gjithëpërfshirës në nivel tematik dhe gjeografik, duke siguruar një prezencë në nivel kontekstualizimi dhe impakti.

Bordi këshillimor do të përbëhet nga një numër i konsiderueshëm të rinjsh, përfitues të projekteve dhe aktiviteteve të Tirana EYC 2022 nën përfaqësinë e organizatave rinore, grupeve jo formale, shkollave të mesme, universiteteve, forumeve të ndryshme, etj. 

Ky bord do të jetë një kanal këshillimor dhe komunikues përmes të cilit do të shprehen të gjitha reagimet, propozimet nga të rinjtë nga jashtë, për strukturat drejtuese në lidhje me përmirësimin e aspekteve të ndryshme gjatë gjithë rrugëtimit një vjeçar në kuadër të titullit Tirana EYC 2022.