Stories That Matter

Të rinjtë kanë plot histori që frymëzojnë, histori që qëndrojnë në zemër të komuniteteve; histori suksesi, që ndryshojnë zemrat dhe mendjet, dhe inspirojnë komunitetin.

Ato burojnë nga talenti, nga dëshira e tyre për të lehtësuar vështirësitë apo për të përmirësuar jetën e një qyteti të tërë.

Duke qenë aktivë në mbështetje të realizimit të të gjithë projekteve dhe nismave të parashikuara të cilat do të ndodhin gjatë 2022, të rinjtë luajnë rol kryesor në mbarëvajtjen e implementimit të titullit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë”.

Të gjithë kanë një histori për të treguar, dhe ne duam të dëgjojmë nga ju, në këtë  fushatë  komunikimi që  Kongresi Rinor Kombëtar organizon në kuadër të Tirana EYC 2022,  për të shënuar Ditën Botërore të Rinisë, 12 Gusht 2022, duke e transformuar atë në një muaj të plotë dedikuar historive dhe mesazheve tuaja.

#StoriesThatMatter

Të ftojmë t’i bashkohesh fushatës sonë #StoriesThatMatter ku synojmë të promovojmë histori dhe mesazhe rinore.

Për të marrë pjesë, një individ duhet vetëm të ndajë një histori të shkurtër (5-6 fjali) ku tregon një kontribut personal që ata ka dhënë për shoqërinë/komunitetin – ideja është të japim shëmbuj konkrete të impaktit pozitiv që një i/e ri/e sjell në shoqëri. Synimi është të nxisim të rinjtë të ndajnë histori nga e përditshmja e tyre, dhe të ndajnë mesazhet e tyre me një komunitet më të gjerë. Cdo histori ka rëndësi!

Nëse je një organizatë rinore apo që punon me të rinj, ju lutem ndani me ne një foto me cilësi të lartë dhe rezolucion të mirë e cila përfaqëson për ju një nga momentet më të mira dhe inspiruese të punës suaj me të rinjtë. Ju lutemi që foton ta shoqëroni me një histori të shkurtër dhe mesazh inspirues (5-6 fjali).

Kjo thirrje do të  jetë e hapur nga 1 deri më 9 Gusht, dhe me pas do të  përpunohen dhe promovohen në kanalet e komunikimit TEYC2022-KRK përgjatë gjithë muajit Gusht.

*Duke u bërë pjesë e fushatës sonë dhe duke plotësuar këtë formular, ju jepni autorizimin për të përdorur historinë dhe fotot tuaja për platformat e komunikimit dhe fushatën e organizuar nga KRK-TEYC2022.

*Fotot dhe materialet e dërguara mund të përpunohen nga ekipi i komunikimit të KRK-TEYC2022 për të përmirësuar cilësinë e komunikimit dhe do të shërbejnë vetëm për ti dhënë jehonë fushatës së komunikimit me histori dhe mesazhe rinore përgjatë muajit Gusht 2022.

Për cdo pyetje apo paqartësi ju lutemi të kontaktoni me e-mail dea.elmasllari@krk-teyc2022.al .

 

 

Ju falenderojmë që jeni bërë pjesë e fushatës sonë. Thirrja për dërgimin e historive tashmë është mbyllur. Së shpejti historitë do të publikohen në këtë faqe – Na ndiqni!