Enxhi Lipa është Koordinatore Programi Rinia Zhvillon Kapacitete për Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë (EYC) 2022, pranë Kongresit Rinor Kombëtar të Shqipërisë.
Para se t’i bashkohej ekipit EYC 2022, Enxhi ka punuar si Përgjegjëse Hulumtimi dhe Koordinatore Projektesh pranë Kongresit Rinor Kombëtar. Ajo gjithashtu ka punuar si hulumtuese e pavarur, trajnere dhe eksperte e jashtme lidhur me çështjen e zhvillimit të aftësive dhe rritjen e kapaciteteve të të rinjve, grave dhe vajzave që vijnë nga zona rurale.
Së fundmi, Enxhi është zgjedhur si një anëtare rinore e bashkë-kryesimit të iniciativës se Laboratorit Rinor të Ballkanit Perëndimor, një projekt rajonal i mbështetur nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Ajo është gjithashtu anëtare e Grupit të Ekspertëve në kuadër të kësaj iniciative.
Prej vitit 2015, Enxhi është e angazhuar në sektorin e shoqërisë civile duke kontribuar në mënyrë aktive në përmirësimin e politikave rinore në nivel lokal, kombëtar, rajonal dhe europian. Ajo ka zhvilluar disa praktika pune në institucione shtetërore me qëllim ndërtimin e dialogut të strukturuar me politikëbërësit dhe lobimin për të respektimin e të drejtave të të rinjve në vend.
Enxhi zotëron Diplomë Bachelor në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti Epoka në Shqipëri. Gjithashtu ajo ka zhvilluar një sërë specializimesh në fushën e ngritjes së kapaciteteve, kërkimit shkencor, integrimit europian, menaxhimit të projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe aftësive të buta.
Gjatë tre viteve të fundit, Enxhi ka punuar intensivisht në çështjen e punësimit rinor duke u angazhuar në disa projekte në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal. Ajo është bashkëautore e një sërë dokumentash strategjik dhe punime shkencore si: Master Plani i Punësimit në Bashkinë Tiranë, Checklista për të Drejtat e të Rinjve në Vendin e Punës, Guida e Prisma për Impakt Social, Manuali “Të Rinjtë si Agjentë Ndryshimi”, Toolkit “WeMean Power: On Women socio-economic empowerment”; “Manuali mbi Mjetet Digjitale për Organizatat e Shoqërisë Civile”, etj. Enxhi është pjesë e disa rrjeteve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka punuar me një sërë donatorësh si: FES, KAS, RYCO, PRISMA, Anna Lindh, Schuler Helfen Lieben, EU, OSCE, PONT dhe RYCE