Eventi Final: Ura Drejt Punësimit

Qëllimi i Aktivitetit: Përmbyllja e edicionit të parë të Laboratorit Rinor të Ballkanit
Perëndimor në Shqipëri mbi punësimin e të rinjve. Qëllimi është prezantimi i dokumentit final,
rezultateve të arrira dhe promovimi i modeleve pozitive të të rinjve që kanë kaluar fazat e
tranzicionit nga shkolla në vendin e punës. Gjithashtu eventi synon te krijoje nje sinergji me
titullin Tirana EYC 2022, si dhe institucionet perkatese per te prezantuar planet e ardhshme te
punes dhe mundesi te reja bashkepunimi per ta cuar me tej implementimin e kesaje iniciative
pertej 2022.
Laboratori Rinor i Ballkanit Perёndimor ёshtё njё nismё 3 vjeҁare qё
implementohet nga Kёshilli pёr Bashkёpunim Rajonal (RCC) me mbёshtetjen e Bashkimit
Evropian (EU). Nё kuadёr tё Laboratorit Rinor tё Ballkanit Perёndimor, grupi i ekspertёve pёr
Shqipёrinё ka vendosur tё hartojё Udhërrëfyesin Kombëtar pёr Tranzicionin e tё Rinjve nga
Shkolla nё Vendin e Punёs. Duke qenё se njё ndёr problematikat kryesore tё tё rinjve nё vend
ёshtё mungesa e informacionit dhe orientimit për karrierën gjatё dhe pas pёrfundimit tё
shkollёs, krijimi i njё dokumenti strategjik ёshtё i domosdoshёm. Ky dokument do tё pёrfshijё
analizёn aktuale tё situatёs dhe do tё udhёzojё institucionet dhe aktorёt qё punojnё nё fushёn e
edukimit dhe punёsimit rinor nё bashkёrendimin e punёs dhe krijimin e politikave tё
pёrbashkёta, si dhe hartimin e njё sistemi tё dedikuar tranzicioni nga shkolla nё vendin e punёs
nё Shqipёri, duke u bazuar nё praktikat e mira nё vende tё ndryshme tё Evropёs.

Date

Qer 10 2022
Expired!

Time

11:00 - 12:30

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *