“MALL” Linda Rukaj 🇦🇱 & Arben Bajraktaraj 🇽🇰

MALL është një rrugëtim emocional organik dhe jo i ndarë më dysh. Poezia dhe muzika nuk janë në shoqërim të njëra tjerës, por në dialog, në ngacmim, në nxitje, e herë-herë në ballafaqim apo edhe në duel me njëra- tjerën. Ato përbëjnë një tërësi dhe e shtyjnë më tutje fillin dramaturgjik. Kthjelltësia e Marije Krajës, i çel portën flakërimeve të Rumit, të cilit i përgjigjet rapsodi blues-man Riza Bllaca, që me vërshim emocional na hedh te lirika mistike e Teki Dervishit. Ëmbëlsia e zërit te Hafsa Zyberit shkrihet në fjalët amshore të Frederik Rreshpjes. Revolta metafizike e Omar Khajamit nolian shkon në kundërpeshë me urtësinë e Ndre Mjedës. Dromcat e humorit bukovskian gjarpërojnë ndër pikëpyetjet e epit të lashtë indian të Mahabharata-s.

Date

Maj 26 2022
Expired!

Time

19:30 - 23:00

Location

Instalacioni “Reja” , Bulevardi Dëshmorët e kombit

Organizer

Organizer Name

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *